Përzierja nga drithërat, që pastron gjakun dhe përmirëson tretjen

  • 07 October 2019 - 11:21
Përzierja nga drithërat, që pastron gjakun dhe përmirëson tretjen

Baza për të qenë i shëndetshëm, në formë të mirë, për të pasur një linjë vitale, varet nga gjendja e tretjes së ushqimit. Tretja e mirë nënkupton absorbimin e përbërësve ushqyes dhe largimin e tepricave shtesë nga organizmi. Helmet e grumbulluara që mbesin në trup gradualisht depërtojnë nëpër muret e zorrës së trashë në gjak. Mëlçia bën detoksimin e gjakut dhe kthen helmet në zorrë të trashë.

Nëse nuk hidhen jashtë, ato përsëri kthehen në gjakrrjedhje. Në vijim ju sjellim recetën për masën që mund të jetë zgjidhja: - 100 g flluska tërshëre të imtësuara. -100 g krunde tërshëre. -100 g sytha tërshëre. -100 g fara liri të bluara. -50 g susam të bluar (të papjekur). -50 g fara të kungullit të bluara (të papjekura). -50 g badem të bluar (të papjekur). -50 g fara të bluara luledielli (të papjekura). -50 g kanellë. Masën e përzieni mirë. Çdo ditë për kafjall, në gotën me qumësht shtoni 2-3 lugë të masës. Këto fibra ndikojnë në mënyrë shumë efikase për pastrimin dhe përshpejtimin e metabolizmit. Kjo masë do ta përmirësojë tretjen tuaj dhe shëndetin në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)