Tri recetat që pastrojnë gjakun dhe mëlçinë

  • 07 October 2019 - 15:11
Tri recetat që pastrojnë gjakun dhe mëlçinë

Jeni lodhur me lodhjen kronike, qarkullimin e dobët të gjakut. Atëherë provoni recetat e thjeshta që pastrojnë gjakun dhe ju largojnë dhimbjet e shfaqura si pasojë e problemeve të lartcekura

RECETA NGA PANXHARI, PATATJA E ËMBËL DHE KAROTA

Përbërësit: 1 panxhar, 1 patate të ëmbël, 10 karota Në blender përzieni të gjithë përbërësit. Së pari vendosni panxharin, pataten e ëmbël e më pas karotat. Kjo pije pastron gjakun dhe mëlçinë prej helmeve. Panxhari rrit hekurin në gjak, karota është e pasur me vitamina A dhe largon helmet dhe lëngjet shtesë prej organizmit. Lëngun mund ta pini si kafjall apo gjatë ditës.

RECETA NGA MOLLA, PANXHARI, KAROTA, SELINO DHE SPINAQI

Përbërësit: 1 mollë, 1 panxhar, 8 karota, 2 selino shkop, 3 gota spinaq Përzieni krejt përbërësit në blender dhe i konsumoni para kafjallit. Kjo pije e fortë me multivitamina pastron organizmin, furnizon me hekur, fibra dhe minerale, dhe ndikon mirë në sistemin e tretjes.

TINKTURA NGA HUDHRA DHE VERA E ZEZË

Përbërësit: 12 hudhra, ½ litër verë të zezë Pastroni hudhrat, i ndani në ¼ dhe i vendosni në kavanoz. Shtoni gjysmë litër verë të zezë dhe i mbyllni. E mbani në një hapësirë ku e prek dielli dhe e përzieni kohë pas kohe. Merrni një lugë tri herë në ditë, për një muaj rresht. 


(Kosova Sot Online)