Konsumimi i biskotave e dëmton trurin tuaj

  • 08 October 2019 - 09:08
Konsumimi i biskotave e dëmton trurin tuaj

Yndyrat e gjetura në disa biskota, ëmbëlsira, mund të kenë ndikim të dëmshëm në kujtesë, paralajmërojnë shkencëtarët. Yndyrat, të njohura ndryshe edhe si yndyrat trans, përdoren nëpër restorante për ta përmirësuar cilësinë, shijen epo afatin skadimit. Ato krijohen kur hidrogjeni i shtohet vajit të bimëve për ta bërë atë më solid.

Një studim, ku kishin marrë pjesë rreth 1.000 meshkuj të shëndetshëm nën moshën 45 vjeçe të cilët kishin konsumuar yndyrat trans, ishte vërejtur se kishin pasur rezultate të tmerrshme në testin e kujtesës. Udhëheqësja e studimit dr. Beatrice Golomb, nga Universiteti i Kalifornisë, thotë: 'Yndyrat trans në të shumtën e rasteve ishin ndërlidhur me kujtesën, te meshkujt e rinj dhe në moshë të mesme, gjatë punës së tyre në punë dhe në ndërtimin e karrierës'.

(Kosova Sot Online)