Zbulohet substanca në sapun që e shkakton kancerin

  • 08 October 2019 - 09:12
Zbulohet substanca në sapun që e shkakton kancerin

Një substancë që gjendet si në sapunët e lëngshëm, po ashtu edhe në ata të fortë, sipas shkencëtarëve mund ta përshpejtojë rritjen e tumoreve. Detyrimisht lexoni çfarë shkruan në paketimin para blerjes, në mënyrë që të mos e rrezikoni shëndetin tuaj dhe më të afërmve tuaj. Nëse keni dispozita gjenetike për kancer apo nëse ekziston ndonjë nxitës tjetër, është shumë me rëndësi që të shmangni të gjitha produktet kozmetike që përmbajnë triklosan.

Zbulimi ndërlidhet tashmë me brengën e cila ekziston në lidhje me substancën e ashtuquajtur triklosan, e cila është e pranishme në preparatet e kozmetikës, sapunë dhe detergjent. Triklosan ndërlidhet me alergjitë e fëmijëve dhe me sëmundjet e rënda te të rriturit, si kanceri i gjirit dhe mosfunksionimi i gjëndrave tiroide, sepse shkakton çrregullim hormonal. "Jemi të brengosur shkaku i kësaj substance e cila gjendet kudo në rrethin tonë", ka thënë Robert Tucei, nga Universiteti në Kaliforni.

Gjatë studimeve, minjtë ishin të ekspozuar ndaj substancës për gjashtë muaj, e rezultatet kanë treguar që ky kemikat shkakton rritjen jonormale të numrit të qelizave, reaksion infektues, që paraqet kushtet ideale për zhvillimin e kancerit në mëlçi. Ekzistojnë vlerësime se madje 75 për qind e sapunëve antibakterial dhe shampove e përmbajnë këtë kemikat.

(Kosova Sot Online)