Largojeni kollën me qumësht dhe bonbone!

  • 09 tetor 2019 - 09:20
Largojeni kollën me qumësht dhe bonbone!

Kolla e thatë është pengesë për të gjithë, prandaj në këtë kohë të ftohtë shumica prej nejçëve janë të prekur nga lloje të ndryshme të kollës. Porsa të shfaqet, shumica e njerëzve vrapojnë pas medikamenteve, prej të cilave zakonisht mund ta largoni kollën vetëm përkohësisht. Prandaj, më së miri do të ishte të përdorni dhe të shërbeheni me receta tradicionale.

Krejt çfarë keni nevojë është një litër qumësht dhe bonbone mentë. Procesi i përgatitjes së ilaçit: Së pari e vloni qumështin dhe më pas në qumështin e vluar shtoni bonbonet i përzieni deri në momentin kur të jenë shkrirë. Pas kësaj procedure, lirisht mund ta pini pijen e ngrohtë. Vërejtje: Gjithmonë e themi se me asgjë nuk bën ta teproni, prandaj ju sugjerojmë që as kësaj radhe mos ta teproni. Ju sugjerojmë që kur të keni kollë ta pini vetëm një gotë me këtë ilaç të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)