Anisi -erëza që shëron

  • 09 October 2019 - 09:22
Anisi -erëza që shëron

S hkaku i shijes dhe aromës së këndshme, bima anisi (lat. Pimpinella anisum) gjendet në shumë vende evropiane, por së fundmi edhe te ne. Është e pasur me proteina dhe me karbohidrate, si dhe me vaj eterik. Po ashtu, posedon edhe vitamina A dhe C, acid folik, si dhe kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Ndikon mirë kundër fryrjeve në stomak, qetëson ngërçet, forcon lukthin dhe nxit tretjen e mirë të ushqimit.

PARANDALON FRYRJET

Pas shujtave të forta dhe të majme, anisi është bima që paraqet zgjidhjen e duhur për juve. Një lugë të frutave të bluar mund t'i zieni për dhjetë minuta dhe i shtoni në dy decilitra qumësht. Kur të jetë ftohur, mund t'i shtoni pak qumësht dhe ta pini disa herë brenda ditës, deri në momentin kur pengesat të kenë ndalur. Shëruese janë dhe gjethet e saj, që mund të përtypen. Çaji nga anisi bëhet në atë mënyrë duke vendosur një lugë të bluar të frytit në ujë të vluar dhe duke e lënë të qëndrojë për 10 minuta.

PASTRON RRUGËT E FRYMËMARRJES

Çaji nga anisi në shumë mënyra ndikon, e sidomos është i mirë për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe organet për tretje. Përgatitet atëherë kur një lugë me fruta të bluar e vendosni në 2 dcl ujë, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta. Ta pini pas shujtave kryesore, megjithëse është më i miri atëherë kur merret midis shujtës dhe gjumit.

(Kosova Sot Online)