Kanceri i gjirit, aktiviteti fizik parandalon rrezikun e përsëritjes

  • 15 October 2019 - 15:30
Kanceri i gjirit, aktiviteti fizik parandalon rrezikun e përsëritjes

Më shumë se 52,000 raste me kancer gjiri janë diagnostikuar në Itali gjatë vitit 2018. Në bazë të situatës është mirë të mbani mend edhe mesataren e shkëlqyer të mbijetesës me pesë vjet: vlera në fjalë është e barabartë në 87% dhe tejkalon mesataren evropiane.

Ata që përballen me përvojën e diagnostikimit me kancer gjiri dhe trajtimin pasues duhet gjithashtu të merren me ripërsëritjen. Ndër “strategjitë” e dobishme për ta parandaluar këtë të fundit gjejmë ushtrimin fizik. Siç u përmend edhe nga ekspertët e Fondacionit Veronesi, aktiviteti fizik ndihmon në modulimin e mekanizmave të sistemit imunitar, efikasiteti i të cilit është thellësisht i lidhur me përparimin e mundshëm të neoplazmës.

Për të hetuar më tej efektet e aktivitetit fizik në rrezikun e përsëritjes së kancerit të gjirit, studiuesit e Universitetit të Urbino Carlo Bo, në bashkëpunim me dy shoqata kulturore jofitimprurëse dhe me organizata udhëheqëse shëndetësore si Fondacioni Kombëtar i Kancerit të Milano, do të fillojnë projektin MoviS.

Duke filluar nga Nëntori, do të rekrutohen 180 pacientë me kancer gjirit dhe që i janë nënshtruar një trajtimi kirurgjikal. Kriteret gjithashtu përfshijnë mungesën e sëmundjes në kohën e përfshirjes në mostër dhe faktin që kimioterapia ka përfunduar prej të paktën 6 muajsh.

Pjesëmarrësit, të ndarë në dy grupe, do të vendosen në tre shtigje mbështetëse. Të dy grupet do të ndiqen nga pikëpamja psikologjike dhe ushqyese, ndërsa vetëm ai eksperimental do të përfshihet në një program që synon kontrollin e ushtrimeve fizike duke filluar nga të dhënat e një ditari personal mbi lëvizjen e përditshme.

Në një vazhdim 3-vjeçar, do të jetë e mundur të mblidhen të dhëna që janë padyshim të rëndësishme për një aspekt që ia vlen të merret në konsideratë. Siç theksohet nga ekspertët e Humanitas, një stil jetese i ulur pas diagnostikimit me kancer gjiri rrit  me 25 % rrezikun e vdekshmërisë.

Për të parandaluar përsëritjen, mjaftojnë vetëm dy orë e gjysmë aktivitet fizik në javë (një disiplinë e lehtë si ecja e shpejtë është gjithashtu shumë e mirë). Në fund, i duhet kushtuar rëndësi lënies së duhanit dhe një diete të pabalancuar.

(Kosova Sot Online)