Ilaçi eksperimental kundër kancerit dhe leukemisë mund ta "kthejë mbrapsht formën e autizmit"

  • 16 October 2019 - 10:28
Ilaçi eksperimental kundër kancerit dhe leukemisë mund ta

Një ilaç i ri që është testuar për luftimin e kancerit do të mund t'u ndihmonte njerëzve të prekur nga autizmi, besojnë shkencëtarët. Hulumtuesit kanë identifikuar shtegun e kemikatit që gabimisht shkon në tru të pacientëve me sindromën 'Fragile X'. Studiuesit pohojnë se ilaçi kundër kancerit do të mund ta bllokonte atë shteg dhe t'i kthejë prapa simptomat. Sindroma "Fragile X" është shkasi më i zakonshëm gjenetik i autizmit. Kjo sindromë prek një në 4.000 djem dhe një në 6.000 vajza.

Për momentin nuk ka kurim. Ekipi nga universiteti i Edinburgut dhe MkGill në Kanada kanë identifikuar molekulën kyçe "eIF4E", që nxit çrregullime në prodhimin e proteinave në trutë e pacientëve me sindromën "Fragile X". Kjo mund të shkaktojë simptomat që përfshijnë vështirësi në mësim dhe në sjellje. Po ashtu mund të ndikojë në shfaqjen e më shumë çrregullimeve serioze intelektuale, vonesa në të folur dhe probleme në zhvillimin gjuhësor. Ata po ashtu kanë zbuluar se molekula "eIF4E" rregullon prodhimin e një enzime specifike, që thyen dhe rirregullon lidhjet midis qelizave të trurit, të ashtuquajtura sinapsa. Ky çrregullim në komunikim midis trurit dhe qelizave shkakton ndryshime në sjellje.

(Kosova Sot Online)