Si ta evitojmë erën e keqe të qepës dhe hudhrës?

  • 30 October 2019 - 10:27
Si ta evitojmë erën e keqe të qepës dhe hudhrës?

Qepët dhe hudhrat janë perime të shijshme dhe mjaft të shëndetshme, por për shkak të erës së keqe që vjen më pas nga goja, shumë njerëz evitojnë përdorimin e tyre. Por, ka zgjidhje. Pas konsumimit të këtyre perimeve lani dhëmbët mirë e mirë me brushë, me çka do t'i largoni të gjitha pjesët e mbetura të këtyre perimeve, si dhe bakteret të cilat edhe shkaktojnë erën e keqe. Hani diçka me mentë, p.sh. çamçakëzë.

Nëse keni mundësi, përtypni pak majdanoz të freskët. Konsumoni disa perime për t'iu kundërvënë erës së keqe. Karotat, limoni dhe kërpudhat largojnë me efikasitet erën e qepës dhe hudhrës. Mund të pini edhe limonadë. Mund ta përdorni edhe mustardën. Merreni një lugë çaji mustardë, duke e fërkuar nëpër pjesën e brendshme të gojës për gjysmë minute.

Nxirreni këtë jashtë e më pas merreni një lugë tjetër mustardë, të cilën duhet ta pini. Nëse as kjo nuk bën punë në largimin e erës së keqe, atëherë konsumoni hudhrat dhe qepët e ziera, të cilat thuajse nuk lënë erë të keqe.

(Kosova Sot Online)