Vaji i ullirit kundër të thatit dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve

  • 31 October 2019 - 09:40
Vaji i ullirit kundër të thatit dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve

Kur të blini vajin e ullirit, detyrimisht shikoni nëse në tiketë shkruan mbishkrimi 'extra vergine', sepse kjo garanton se është i shtrydhur nga ullinjtë dhe nuk posedon ndonjë aditiv kimik. Pos se është i shëndetshëm për fërgim dhe erëzimin e sallatave, posedon edhe vetitë e veta shëruese. Një lugë vaj para kafjallit, zbut lukthin dhe parandalon shfaqjen e të thatit në lukth, derisa shpëlarja e gojës me vaj ulliri në mëngjes pas pastrimin të dhëmbëve mbron nga parodontoza.

I pasur me acide, rregullon krijimin e kolesterolit dhe mbron zemrën po ashtu derisa përqendrimi i lartë i vitaminave E organizmin e mbron nga ndikimi i dëmshëm i radikalëve të lirë. Kjo nuk është e tëra. Hulumtuesit kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me pak mish dhe sasi të madhe të perimeve dhe me vaj ulliri, është një eliksir i vërtetë i rinisë dhe jetëgjatësisë. Hulumtimi, i cili kishte të bënte në ndikimin në jetëgjatësi të ushqimit mesdhetar, hulumtim ky në të cilin kishin marrë pjesë 23.349 të anketuar, që kishte zgjatur tetë vite e gjysmë, e në bazë të këtyre hulumtimeve, fshehtësia e shëndetit të mirë qëndron në përdorimin e ulët të mishit dhe të pemëve dhe perimeve, e po ashtu edhe në përdorimin e bishtajoreve, me konsumimi minimal të alkoolit.

(Kosova Sot Online)