Nenexhiku shpëton nga problemet me tretje

  • 01 November 2019 - 16:58
Nenexhiku shpëton nga problemet me tretje

Nenexhiku relakson muskujt e tretjes duke ulur ndjenjën fryrjes së stomakut, e konsiderohet që edhe vetë konsumimi i kësaj bime shëruese përshpejton fazën e hershme të tretjes së ushqimit. Këtë e vërteton edhe një studim nga viti 2007 që ishte publikuar në revistën "Journal of Gastroenterology".

Në studim kishin marrë pjesë 10 meshkuj të shëndetshëm, të cilët gjatë shujtës kishin konsumuar edhe vaj të mentës.

Pas shujtës, ekspertët për katër orë kishin vëzhguar zbrazjen e lukthit dhe kishin vërtetuar se nenexhiku kishin ndihmuar në fazën e hershme të tretjes së ushqimit, në atë mënyrë që kishte nxitur zbrazjen e lukthit.

Sipas autorëve, zbulimi se nenexhiku përshpejton procesin e tretjes së ushqimit mund të jetë shumë e dobishme për personat që kanë çrregullime në sistemin tretës.

Bima e vogël me gjethe të gjelbra me shekuj përdoret në Evropë, Amerikë të veriut, e po ashtu edhe në Afrikë. Është e dobishme edhe në shërimin e ftohjeve, ngërçeve, dhimbjeve në lukth, dhimbjet e fytit dhe të dhëmbit.

(Kosova Sot Online)