Njihuni me gjashtë llojet e mjaltit dhe vetitë shëruese

  • 04 November 2019 - 12:37
Njihuni me gjashtë llojet e mjaltit dhe vetitë shëruese

Njëri ndër ilaçet më të përdorshme dhe më të shëndetshme natyrale është nektari i bletëve - mjalti. Ekzistojnë lloje të shumta dhe secili prej tyre është më shërues se tjetri.

MJALTI NGA BLIRI

Mjalti i blirit është i kthjellët, me ngjyrë të fortë dhe shije të butë. Lehtëson problemet me frymëmarrje dhe sugjerohet kundër gripit dhe ftohjeve. Nxit djersitjen, ndikon mirë në tretje, zbut ngërçet dhe qetëson dhimbjet. Është i dobishëm te problemet me veshkat, sepse nxit sekretimin e substancave të dëmshme nga organizmi. Mjalti i blirit nuk bën të konsumohet nga personat e sëmurë nga zemra. Nëse vuani nga astma, hani një lugë mjaltë bliri të papërpunuar.

MJALTI NGA LULET

Mjalti i luleve apo i livadheve fitohet nga lloje të ndryshme të luleve, varësisht nga ambienti. Ka shije të butë dhe të këndshme me aromë. Shkaku i përbërësve që ka, sugjerohet për forcimin e sistemit imun, si dhe gjatë sezonit të alergjive dhe astmës. Merrni një lugë mjaltë në ditë, gjatë gjithë vitit, për ta shëruar organizmin tuaj në luftën kundër alergjive.

MJALTI NGA GËSHTENJAT

Mjalti i gështenjave ka një ngjyrë të veçantë ezmere në të kuqe. Ka shije të rendë dhe shumicës nuk i përgjigjet. Shkaku i efektit prej një antibiotiku që ka, është njëri ndër llojet më shëruese të mjaltit. Përdoret pothuajse kundër të gjitha infeksioneve dhe inflamacioneve. Ndikon te të thatit në lukth, verdhëza, bakteret në sistemin urinar, qarkullimi i dobët i gjakut dhe muskujt e dobësuar të zemrës. Ndihmon edhe te sistemi i tretjes. Një lugë mjaltë gështenje para gjumit ndalon kapsllëkun.

MJALTI NGA MALET

Mjalti i maleve është një lloj i vlerësuar i mjaltit dhe shumë shërues. Merret nga bimët e pa ndotura dhe pikërisht shkaku i substancave është shumë i kërkuar. Posedon një efekt të forte kundër mikrobeve. Përdoret për forcimin e sistemit imun, problemeve me frymëmarrje - shëron kollën, infeksionet në fyt dhe sinuset. Në mjekësinë popullore mjalti i maleve është përdorur edhe për shërimin e infeksioneve në lëkurë dhe plagëve. Ndihmon në shërimin e dhimbjeve gjinekologjike dhe infeksioneve të shkaktuara nga viruset dhe bakteret.

MJALTI NGA LIVANDA

Mjalti i livandës posedon një shije intensive de të këndshme dhe mund të jetë me ngjyrë të errët dhe të ndritshme. Gjendet midis llojeve më shëruese të mjaltit, pasi që mundëson përdorimin e kalciumit dhe të hekurit nga ushqimi. Sidomos u sugjerohet shtatzënave dhe të gjithë atyre që kanë mungesë kalciumi në organizëm, pastaj atyre që kanë probleme me eshtra, shtypje të lartë të gjakut, osteoporozë, alergji në rrezet e diellit. Pastron mushkëritë dhe qetëson kollën.

MJALTI NGA LULEDIELLI

Mjalti nga luledielli posedon një ngjyrë specifike të verdhë, me aromë dhe shije po ashtu të këndshme. Është një lloj mjaft i vlerësuar i mjaltit. Përdoret te problemet që lidhen me organet e frymëmarrjes dhe ndikon mirë te problemet me tretje dhe sëmundjet e veshkave. Është ilaç natyral për shërimin e të gjitha llojeve të inflamacioneve. Ju sugjerohet të gjithë atyre që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, personave të vjetër që kanë nevojë për pushim dhe energji si dhe fëmijëve në zhvillim.

(Kosova Sot Online)