Pse kurkuma është e shëndetshme?

  • 04 November 2019 - 17:49
Pse kurkuma është e shëndetshme?

Kurkuma njihet si pastruesi natyral i organizmit. Përdoret me shekuj falë vetive shëruese që ofron për shëndetin e njeriut. Njihet edhe si mbretëresha e erëzave, sepse vepron si antioksidues, kundër inflamacioneve dhe detokson. Njëherësh e lufton kancerin dhe Alzhaimer-it.

1. Zvogëlon inflamacionet, falë përbërësit kurkuminë;

2. Mbron trurin, sepse kurkumina shton nivelin e faktorit të trurit (BDNF), përgjegjës për çrregullimet kognitive të trurit, si demenca dhe Alzhaimer-i.

3. Zvogëlon rrezikun nga kanceri, parandalon rritjen e qelizave kancerogjene dhe përhapjen e tyre në trup.

4. Ndihmon tretjen, zgjedh problemet e traktit tretës, si fryrjet dhe gazrat.

5. Mbron zemrën, largon gurët prej arterieve, parandalon droçkat dhe pakëson kolesterolin e keq. 6. Lehtëson simptomat e artritit.

7. Ngadalëson plakjen. Mund ta shtoni në lëng, supë, gjellë. Për ta përmirësuar absorbimin e tij, shtoni pak piper të zi.  


(Kosova Sot Online)