Lëngu magjik që ul shtypjen e gjakut dhe përmirëson kujtesën

  • 05 November 2019 - 09:28
Lëngu magjik që ul shtypjen e gjakut dhe përmirëson kujtesën

Për një pije me kakao, e cila ju ndihmon në përqendrim, nxit kujtesën dhe ul shtypjen e gjakut, ju nevojiten vetëm katër përbërës. Përgatiteni vetë këtë pije për vetëm pesë minuta me ndihmën e qumështit të bademit, kakaos organike, çokollatës së zezë dhe bimën stevia.

RECETA: 1 gotë qumësht të bademit 1 lugë të çajit kakao organike në pluhur 2 lugë të çajit çokollatë të zezë kualitative Mund ta ëmbëltoni me bimën stevia, por nëse dëshironi mund ta përdorni edhe mjaltin. Kjo është një pije e ngrohtë, të cilën lehtë mund ta përgatisni, e përfitimet janë se do të jeni më të kthjellur, më të mprehtë në mendime, por edhe kujtesa juaj do të ketë hapësirë më të gjerë.

(Kosova Sot Online)