Qëllimi i ushqimeve të papërpunuara

  • 05 November 2019 - 10:38
Qëllimi i ushqimeve të papërpunuara

Trendët në ushqim ndryshojnë pothuajse nga dita në ditë. Dietat e ndryshme kamuflohen duke dërguar porosi jo të mirë në përzgjedhjen e stilit të jetës. Qëllimi kryesor i ushqimeve të papërpunuara është të sigurojnë nutrientet e rëndësishme, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e organizmit, e me këtë rast në mënyrë minimale ta ngarkojnë tretjen. Në teori konsumimi i ushqimeve të papërpunuara shton nivelin e energjisë, ndihmon në humbjen në peshë dhe parandalon shfaqjen e shumë sëmundjeve.

ANËT POZITIVE

Ushqimet e papërpunuara janë mënyra natyrale e konsumimit të ushqimit, sepse edhe foshnja porsa të lindë konsumon ushqim të tillë - qumështin e nënës për të cilin është vërtetuar se është më shëndetshmi. Ushqimi i gatuar humb përbërësit e saj të shëndetshëm, e madje disa prej substancave gjatë ngrohjes termike shndërrohen në helme.

ANËT NEGATIVE

Në ushqimin bimor të papërpunuar nuk ka proteina me vlerë të lartë ushqyese që përmban të gjitha aminoacidet, për shembull aminoacidet omega 3, të cilat i hasim në mishin e peshkut, të kafshëve dhe në vezë. Nuk mund të shmanget edhe fakti se lloje të perimeve janë trajtuar me pesticide të ndryshme, prandaj edhe këtë duhet pasur në mend.

(Kosova Sot Online)