Sa e pastër është shtëpia juaj?

  • 06 November 2019 - 09:38
Sa e pastër është shtëpia juaj?

Shumica e njerëzve mendojnë se e kanë shtëpinë mjaft të pastër dhe të rregullt. Por, një studim i ri e thotë të kundërtën. Nga 2.000 të anketuar, gjysma e tyre kanë pranuar se me javë nuk i ndërrojnë shtrojat e shtratit, e një e treta kanë pranuar se nuk i lajnë duart pasi që shkojnë në tualet, gjë që ndikon në përhapjen direkte të baktereve në shtëpi.

Një kompani britanike ka analizuar disa tepihë dhe këpucë, të zgjedhura rastësisht, me ç'rast ka gjetur ndotës, si: fekale të kalit, urinë të dhelprës, të vjella dhe katran, si dhe qime të njerëzve dhe kafshëve, polen, si dhe gjurmë të lëkurës. Në këpucë po ashtu janë gjetur sasi të mëdha të kolonive të baktereve dhe fekale të njerëzve dhe kafshëve. Studimi po ashtu ka treguar se, një në dhjetë të anketuar nuk i lanë peshqirët një herë në javë, e po aq sish nuk i lajnë dhëmbët dy herë në ditë. Vetëm gjysma e tyre lahen çdo ditë. Gati një e treta e pronarëve të manarëve i lejojnë qentë e macet që të flenë me ta.

(Kosova Sot Online)