Çaji vendor për dobësim

  • 06 November 2019 - 17:35
Çaji vendor për dobësim

Ka filluar sezoni i dietave para Vitit të Ri. Llojet e çajit për dobësim janë gjithmonë aktual .

PËRGATITJA E ÇAJIT PËR DOBËSIM

Përzieni sasi të barabartë të rozmarinës, hithrës, luleradhiqeve, gjethe dellit dhe koprës në një enë. Merrni 3-4 katër lugë në 1 litër ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta. Këshillë: Pini një litër të përzierjes në ditë, derisa duhet të pini dhe dy gota çaj të gjelbër. Çaji i gjelbër ndihmon me rastin e humbjes së peshës trupore, nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt. Është antioksidues natyral q e rregullon tretjen, shkrin shtresat dhjamore dhe e kthjellë organizmin.

Përdorimi: çaji i gjelbër zakonisht merret në dozat prej 300-400 mg polifenole (substancë aktive në çajin e gjelbër) në ditë. Një gotë përmban 50-100 mg polifenole. Këshillë plus: Nëse vendosni që të humbni në peshë me ndihmën e çajit, detyrimisht rregulloni edhe ushqimin. Nuk mund të prisni çudinë nëse vet nuk kontribuoni. Konsumimi i sasisë së madhe të çajit kërkon pakësim të kafesë, sepse trupi do të përjetojë shok. 

(Kosova Sot Online)