Si ta largoni dhimbjen e fytit më shpejt!

  • 07 November 2019 - 17:16
Si ta largoni dhimbjen e fytit më shpejt!

Dhembja e fytit është dukuri e shpeshtë gjatë ditëve të dimrit. Shkaku kryesor i saj është ftohja, ngarkimi i tepërt i telave të zërit, apo ajri i thatë. Në vend se menjëherë të filloni me përdorimin e ilaçeve, kur të keni dhembje të fytit, provoni njëherë këto metoda natyrore 1. Çaji nga speci i kuq - në një enë me ujë shtoni çaj të limonit, të mendrës, lëngun e një limoni, një lugë mjaltë dhe pak biber të specit të kuq, të bluar. Përzieni mirë dhe largoni para se të vlojë.

Pijeni derisa të është i nxehtë. 2. Një recetë e vjetër - në 250 ml ujë shtoni dy lugë mjaltë dhe nxeheni mirë, por mos e vloni. Largojeni nga zjarri dhe shtoni dy lugë lëngu të limonit të freskët. Për ta përmirësuar shijen, mund ta shtoni edhe një lugë të sheqerit të vrugtë. 3. Gargara - përgatiteni një tretësirë fiziologjike, të përbërë nga 250 ml ujë dhe 1 lugë çaji kripë. Vlojeni këtë ujë. Merreni një gllënjkë të madhe, lakojeni kokën prapa dhe bëni gargara. Mos e përpini ujin, por nxirreni jashtë. 

(Kosova Sot Online)