Molla dhe kanella, përzierje që ofron shumë për shëndetin

  • 08 November 2019 - 11:01
Molla dhe kanella, përzierje që ofron shumë për shëndetin

Pos se është i lirë, i shijshëm dhe pa kalori, ju paraqesim pijen e cila ka tri efekte shëndetësore: pastron organizmin, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon të humbni në peshë. Pos mollës, përbërës kryesor është edhe kanella. Antioksiduesit prej tyre stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak. Me përdorimin e kanellës, sekretimi i insulinës do të jetë nën kontroll, që do të ndikojë në shkrirjen e shtresave dhjamore.

Hulumtimet kanë vërtetuar se marrja e vetëm një gjysmë luge kanellë në ditë mund ta ulë nivelin e kolesterolit në gjak, e po ashtu ju ndihmon edhe në tretjen e keqe dhe ndikon në uljen e triglicerideve. Krejt çfarë keni nevojë është një mollë, një shkop kanellë apo një lugë kanellë pluhur dhe ujë të vluar.

(Kosova Sot Online)