Si ta rigjallëroni organizmin dhe ta ndërtoni imunitetin?

  • 09 November 2019 - 08:53
Si ta rigjallëroni organizmin dhe ta ndërtoni imunitetin?

Konsumimi i tepërt i sheqerit dhe pijeve të gazuara janë një nga armiqtë më të mëdhenj të imunitetit. Hulumtimet kanë vërtetuar se personat me mbipeshë kanë imunitet shumë më të dobët në krahasim me personat me peshë normale trupore. Nëse çdo ditë, përmes ushqimit dhe pijeve konsumoni më shumë se 200 gr sheqer, rruazave të bardha të gjakut ju nevojite shumë më tepër kohë për t'i mposhtur bakteret.

Po ashtu, hulumtimi i bërë në universitetin në Kaliforni tregojnë se dy apo mëshomë agjërim i ndihmojnë organizmit në aktivizimin e sistemit natyral mbrojtës, sidomos nëse është i dobësuar shkaku i plakjes apo shkaku i ndonjë sëmundje. Kur agjërojmë dhe jemi të uritur, organizmi shpenzon energjinë, e një nga mënyrat është riciklimi i numrit të madh të qelizave të sistemit imun të cilat nuk janë të nevojshme, sidomos ato të dëmtuarat. Trupi atëherë u dërgon sinjale qelizave amë të rigjenerojnë dhe përsëri ta 'rigjallërojnë' sistemin mbrojtës.

(Kosova Sot Online)