Përzierja e antibiotikut "clarithromycin" me statine ju bën për spital

  • 09 November 2019 - 14:58
Përzierja e antibiotikut

Antibiotiku i quajtur "clarithromycin" she statinet që përdoren për ta ulur nivelin e kolesterolit janë disa nga ilaçet më të përshkruara në botë. Sido që të jetë, në bazë të studimit më të fundit, kombinime të tilla në vete përmbajnë komplikime të shumta dhe mund ta shtojnë rrezikun që të përfundoni në spital. Studimi, i publikuar në "Canadian Medical Association Journal", ka publikuar zbulimet e veta dhe krahason gjetjet e këtij kombinimi të zakonshëm te të rriturit.

Sipas studiuesve, statinet së shpejti mund të rekomandohen për rreth 1 miliardë njerëz në mbarë globin. Janë lloj ilaçi që përshkruhen për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe përshkruhen për ta reduktuar rrezikun për sulme në zemër dhe në tru. Studimet e kaluara mund të ndryshojnë kahun e efektit nëse kombinohen me ilaçe të tjera, në disa raste shkaktojnë dëm duke dërguar pacientët në spital, e në disa raste shkaktojnë edhe vdekjen. Shumë statine janë metabolizuar nga enzima "CYP3A4", dhe Administrata Amerikane për Ilaçe dhe Ushqime paralajmëron kundër ilaçeve që ndalojnë këtë enzimë së bashku me statinet që janë të metabolizuara nga "CYP3A4.

(Kosova Sot Online)