Pija që e ul shtypjen dhe e përmirëson memorien

  • 13 November 2019 - 10:39
Pija që e ul shtypjen dhe e përmirëson memorien

Për një kakao të bërë në shtëpi mjaftojnë katër përbërës. Përgatiteni për vetëm 4 minuta, me anë të qumështit të bajameve, kakaos organike, çokollatës së errët dhe stevias (lloj bime). Kakaon të cilin e blejmë të gatshëm jo vetëm që nuk është i shëndetshëm, por është edhe i dëmshëm, meqë vetëm një e pesta e tij është kakao.

Ai ka sasi tepër të mëdha të sheqerit, shurupit të misrit dhe vajra të ndryshme, të rafinuara, të cilat janë tepër të dëmshme për shëndetin tonë. Për këtë shkak, kakaon duhet ta bëni vetë, në shtëpi, me anë të një procedure të lehtë, të cilën mund ta bëjmë të gjithë ne.

RECETA:

1 gotë qumësht të bajameve, 1 lugë e kafes kakao pluhur; 2 lugë të kafes çokollatë të zezë. Ëmbëltojeni me mjaltë apo stevia (lloj bime, ëmbëltues natyror).

(Kosova Sot Online)