Grejpfruti – pema që patjetër duhet ta shijoni

  • 13 nëntor 2019 - 17:21
Grejpfruti – pema që patjetër duhet ta shijoni

Vetitë kimike të këtij agrumi e zvogëlojnë nivelin e insulinës në gjak dhe nxisin humbjen e kileve të tepërta. Dieta me grejpfrut zakonisht zgjat 12 ditë, gjatë së cilave merren vetëm 800 kalori në ditë. Nëse doni ta përsëritni, atëherë duhet të bëni pauzë të paktën dy ditë, para fillimit të ciklit të ri. Grejpfruti përmban edhe shumë ujë (rreth 90%), gjë që jep më shumë energji dhe e përshpejton metabolizmin.

Përpos që duhet ta hani nga një gjysmë grejpfruti me çdo shujtë, mund edhe të pini 250 ml lëng të kësaj peme, si dhe duhet t’i harroni ushqimet që kanë karbohidrate të përbëra (patatet, selinon, bizelet, misrin, perimet me amidon, brumërat, xhemin), kurse në meny të fusni sa më shumë perime, të cilat mund t’i përgatitni në gjalp.

(Kosova Sot Online)