Venat e zgjeruara: parandaloni problemin me kohë

  • 14 November 2019 - 09:13
Venat e zgjeruara: parandaloni problemin me kohë

Nyjat e ënjtura dhe dhimbjet në nyja janë shenja e parë se keni probleme me venat. Nëse me kohë filloni parandalimin, ky problem mund të ndalohet.

USHQIMI

Ideale është të konsumoni ushqim të lehtë me pak yndyrë dhe shumë vitamina. Konsumoni plot pemë të freskëta e sa më rrallë mish me dhjamë dhe yndyrë. Konsumoni minimalisht dy litra lëngje në ditë. Shmangni diellin, banjat e nxehta dhe saunën.

MASAT PARANDALUESE

Nëse kaloni shumë kohë në pozitën ulur apo jeni shtatzënë, venave mund t'ju ndihmoni me çorape elastike. Shmangni veshjet e ngushta që pamundëson qarkullimin të gjakut, si dhe takat e larta.

USHTRIMET

Mënyra më e lehtë ta shmangni këtë problem është ecja apo qëndrimi shtrirë, në vend se të qëndroni ulur. Ngisni biçikletën, notoni apo vraponi.

(Kosova Sot Online)