6 llojet e çajit që shërojnë dhe ripërtërijnë

  • 14 November 2019 - 09:50
6 llojet e çajit që shërojnë dhe ripërtërijnë

Me arritjen e stinës së dimrit, pijet e ngrohta përsëri shndërrohen në ato më të preferuat. Në vijim ju paraqesim gjashtë lloje të çajit, që posedojnë substanca shëruese, që duhet t'i konsumoni gjatë stinës së ftohtë.

HIBISKUSI

Ngjyra intensive, aroma e këndshme dhe e butë, shija e hatashme, janë kombinimi ideal për këtë lloj të çajit. Kjo pije është e pasur me vitamina A dhe C, e ndikon edhe si antioksidues. Ndihmon te: Ftohja, pagjumësia, sëmundjet e zemrës, kapsllëku, shtypja e lartë e gjakut, problemet me mëlçi dhe kolesteroli i lartë. Përgatitja: Një qese çaj e përzieni me 2.5 dl ujë të vluar, e lini të qëndrojë për 10 minuta, e më pas e pini.

SHERBELA

Kjo bimë çudibërëse shëron shumë sëmundje. Pos se përdoret edhe në mjekësi edhe si ilaç tradicional, përdoret edhe si erëz për shumë gjellë. Ndihmon te: Lufton ethet, dhimbjet në nyja, djersitja e tepërt, nervozizmi, dhimbjet në fyt, bronkitin dhe gripin. Përgatitja: Një lugë të kafesë me bimë të thatë e shtoni në ujin e vluar dhe e zieni për tre minuta. Më pas e lini të qëndrojë edhe për pesë minuta dhe e pini.

MENTA

Çaji, i cili shkaku i shijes së këndshme shpeshherë ju sugjerohet edhe fëmijëve të vegjël, sidomos nëse kanë telashe me sinuset. Është burim i hatashëm i hekurit, manganit dhe magnezit. Ndihmon te: PMS-ja, gastriti, bronkiti, infeksionet me kërpudha, depresioni, thartira në bark mundimet, migrena dhe kthjellimi pas dehjes. Përgatitja: Një lugë mentë të tharë e përzieni me 2.5 dl vaj të vluar dhe e lini të qëndrojë për 10-20 minuta, e më pas e pini.

KAMOMILI

Mund ta kultivoni, por mund ta gjeni të gatshëm edhe nëpër fusha e livadhe, është lehtë e pranishme, me shije të këndshme dhe shumë shëruese. Ndihmon te: Ethet, reuma, infeksionet e syve nga dielli, problemet me stomak, pagjumësia, nervozizmi, infeksionet dhe alergjitë. Përgatitja: Një lugë të kamomilit të thatë e përzieni me ujë të vluar, por mos e mbuloni enën. Pas pesë minutave e pini çajin.

HITHRAT

Ky çaj njihet në popull edhe si ilaç popullor, i cili stimulon punën e organeve për tretje, mëlçi, pankreas, zvogëlon dhimbjet në lukth, pastron gjakun, por edhe forcon sistemin imun. Ndihmon te: Anemia, sëmundjet e mëlçisë, pezmatimet e mishit të dhëmbëve, infeksionet në kanalet urinare, rregullon tretjen, diabeti dhe sëmundjet e mushkërive. Përgatitja: Një lugë të kafesë me hithër të thatë e përzieni me 2.5 dl ujë të vluar, e lini të qëndrojë 15-20 minuta, më pas e pini.

MËLLAGA

Është shumë efikas në përgjithësi, e substancat e saj shëruese janë të përqendruara më shumë të rrënjët. Për konsumim përdoret edhe mëllaga e zezë, por mëllaga e bardhë është më e përdorshme. Ndihmon te problemet me frymëmarrje, sidomos te fëmijët. Ndihmon te: Sëmundjet e frymëmarrjes, infeksionet e zorrës së trashë, diarreja, mundimet, sëmundjet e veshkave dhe gastriti. Përgatitja: Një lugë të supës e përzieni me 2.5 dl ujë të vluar, por të ftohur më pas. E lini të qëndrojë i mbuluar për rreth 2 orë, e më pas e pini gjatë ditës, pak nga pak.

(Kosova Sot Online)