Kolesteroli i mirë mund të bëhet i keq dhe t'i bllokojë arteret

  • 14 November 2019 - 17:24
Kolesteroli i mirë mund të bëhet i keq dhe t'i bllokojë arteret

Kolesteroli i mirë ka edhe një anë të keqe, e cila mund ta rrisë rrezikun nga sulmet në zemër, pohojnë mjekët amerikanë. Kolesteroli i mirë ose HDL-ja zakonisht ndihmon që arteret të jenë të pastra dhe është i mirë për shëndetin e zemrës. Por një ekip i 'Cleveland Clinic' ka zbuluar që ai mund të shndërrohet në anormal dhe të shkaktojë bllokimin e enëve të gjakut. Ata thonë se njerëzit duhet të konsumojnë ushqim të shëndetshëm, por që kolesteroli i mirë është më i komplikuar sesa që është menduar më parë.

Kolesteroli LDL është i keq për shkak se mblidhet në muret e artereve dhe krijon smalt të fortë që mundet të shkaktojë bllokime, që rezulton me sulme në zemër dhe tru. Kolesteroli HDL është i mirë për shkak se ky kolesterol dërgohet në veshkë. Shkencëtarët amerikanë nga klinika e përmendur thonë se një eksperiment me qëllim të rritjes së niveleve të HDL-së nuk ka qenë i suksesshëm dhe që roli i kolesterolit të mirë është shumë më i komplikuar. Njëri nga hulumtuesit, Dr. Stanley Hazen, ka thënë se kolesteroli i mirë modifikohet në muret e arteries. "Në muret e arteries ai vepron shumë më ndryshe sesa në qarkullim. Mund të bëhet jofunksional dhe të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës", ka thënë ai.  

(Kosova Sot Online)