Ilaçi shtëpiak kundër fytit të pezmatuar

  • 15 nëntor 2019 - 08:52
Ilaçi shtëpiak kundër fytit të pezmatuar

Z akonisht, porsa të jeni ftohur apo keni ndonjë grip, i pari që e vëren këtë është fyti. Nganjëherë mjafton një përzierje e ujit me kripë për ta shëruar pezmatimin e fytit. Por, nëse keni nevojë për më shumë energji dhe për ta larguar pezmatimin e fytit, ndoshta do të dëshironi ta përdorni një përzierje të pluhurit nga specat pikantë dhe lëngun e portokallit. Një përzierje e thjeshtë prej 1/8 deri 1/4 e lugës me pluhurin nga specat pikantë dhe lëng portokalli, të konsumuar me kashtë, pothuajse ju lirojnë menjëherë nga dhimbjet e fytit.

Pra, vetëm konsumoni këtë lëng me kashtë, ngadalë dhe me kujdes. Përsëriteni këtë mënyrë dy apo tri herë në ditë, derisa ta ndieni se tashmë nuk keni telashe me fytin. Po ashtu, mos harroni që të pushoni shumë, të konsumoni një sasi të shtuar të lëngjeve të shëndetshme, e po ashtu të siguroheni të furnizoheni me vitamina D, pasi që viruset së pari sulmojnë qelizat e dobëta. Po ashtu, mos harroni t'i fryni hundës po aq sa herë që keni nevojë. Kjo për faktin sepse do të hiqni qafe atë që organizmi juaj dëshiron ta heqë qafe.

(Kosova Sot Online)