Vaji i ullirit i forcon eshtrat

  • 16 November 2019 - 17:21
Vaji i ullirit i forcon eshtrat

Vaji i ullirit është i mirë për eshtrat, sugjeron një studim nga Universiteti i Madridit. Në një projekt dyvjeçar, hulumtuesit kanë zbuluar që njerëzit, të cilët kanë konsumuar më shumë vaj të ullirit, kishin nivele më të larta të osteokalcinës. Kjo është një proteinë e sekretuar nga qelizat që formojnë eshtrat. Nivelet e larta të osteokalcinës janë shenjë për eshtra të fortë.

Një teori thotë që osteokalcina mund të ndihmojë në parandalimin e rezistencës ndaj insulinës, kur organizmi bëhet imun ndaj efekteve të hormonit. Një gjë e tillë është lidhur me eshtra më të dobët. Një studim tjetër, nga Universiteti i Athinës, ka zbuluar që dieta e pasur me vaj ulliri dhe me pak mish të kuq lidhet me densitet më të shëndetshëm të eshtrave te femrat gjatë moshës së pjekur. Hulumtuesit thonë se antioksiduesit mund të jenë përgjegjës për një gjë të tillë. Shpeshtësia e osteoporozës është më e ulët në Mediteran, ku mënyra tradicionale e të ushqyerit është e pasur me ullinj dhe me vaj të ullirit. 

(Kosova Sot Online)