Lëngu i gjelbër: Detoksikimi i organizmit pas festave

  • 24 November 2019 - 08:34
Lëngu i gjelbër: Detoksikimi i organizmit pas festave

Me gjasë të gjithë mendojmë për pastrimin e organizmit dhe heqjen e kilogramëve pas festave të fundvitit. Në vijim ju sjellim një recetë të thjeshtë me të cilën filloni planin e detoksikimit.

Lëngu nga xhenxhefili dhe limoni, është i thjeshtë për t'u përgatitur, është zgjidhje e duhur për ta pastruar trupin nga toksinat. Pos se përmirëson metabolizmin, ky lëng nxit edhe humbjen e kilogramëve. Xhenxhefili është antioksidues i fuqishëm, përmirë- son punën e mëlçisë. Ndihmon edhe te fryrjet dhe përshpejton sistemin tretës.

Përbërësit: 

- 3 dcl ujë me temperaturë të dhomës;

- lëng i shtrydhur nga limoni;

- 1 cm rrënjë xhenxhefili.

Përgatitja: Lëngun e shtrydhur dhe xhenxhefilin e copëtuar i shtoni në një gotë ujë të vakët. Lëngun e lini që të qëndrojë pak dhe më pas e pini. Ky lëng çudibërës mund të shërbejë si detoksikues dhe përgatitje për dietë, por edhe si ritual i shëndetshëm i mëngjesit që ju ndihmon në pastrimin e organizmit nga shtresat dhjamore të grumbulluara gjatë festave. Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe pak mjaltë. 

(Kosova Sot Online)