6 ilaçe shtëpiake për ta shëruar gastritin

  • 28 November 2019 - 10:05
6 ilaçe shtëpiake për ta shëruar gastritin

Gastriti definohet si inflamacion, irritim ose gërryerje e stomakut. Mund të jetë kronik dhe akut. Simptomat e gastritit ndryshojnë varësisht nga personi në person e disa të tjerë nuk kanë fare simptoma. Për të parandaluar gastritin, në vijim ju paraqesim gjashtë ilaçe natyrale.

FARAT E BIMËS "AJWAIN"

Farat e kësaj bime janë parandalues kundër gastritit. Ofrojnë lirim për mukozën e membranës së stomakut. Farat e kësaj bime po ashtu përmirësojnë tretjen dhe parandalojnë gazrat dhe fryrjet. Receta: Përzieni 1 lugë të farave me xhenxhefil të tharë dhe me pak kripë të zi. Merrni 1 lugë të masës me një gojë ujë të vakët tri herë në ditë.

DREDHËZAT

P asi që shihet si një antioksidues dhe janë të pasura me fenole, edhe dredhëzat mund të ndihmojnë te gastriti. Ndihmon në parandalimin e inflamacioneve në stomak. Një studim nga viti 2011 sugjeron që konsumimi i rregullt i dredhëzave mund të ndihmojë në reduktimin e dëmtimit të membranës së mukozës në stomak, si pasojë e alkoolit. Receta: Shtoni një lugë dredhëza në një gotë me ujë të vluar. Prisni për 5 minuta, më pas e përzieni. Ta konsumoni 2 ose 3 herë në ditë derisa simptomat e gastritit të zbuten.

XHENXHEFIL 

Xhenxhefili po ashtu është i pasur me substanca kundër baktereve dhe inflamacioneve, e po ashtu është shumë efektiv në trajtimin e gastritit. Redukton inflamacionet dhe trajton infeksionet e po ashtu edhe simptomat te dhimbjet e barkut, tretjen jo të mirë, gazrat dhe fryrjet. Receta: Shtoni 1 lugë xhenxhefil të copëtuar në një gotë me ujë të vluar. E mbuloji dhe prisni për 10 minuta. Mund t'i shtoni mjaltë. Ta pini 2 ose 3 herë në ditë, gjatë gjithë javës.

MENTA

Menta është një tjetër bimë e njohur në trajtimin e gastritit, pasi që posedon substanca që luftojnë bakteret, inflamacionet. Substancat e saj reduktojnë inflamacionet në stomak. Po ashtu, ndihmojnë që të keni një tretje më të mirë, fryrjet dhe gazrat. Receta: Përtypni gjethe të freskëta të mentës apo mund edhe t'i shtoni në supë, sallatë dhe pije të ndryshme.

JOGURTI

Jogurti është mirë i njohur për dobitë e tij për shëndetin. Probiotikët prezentë në jogurt ndihmojnë në mbrojtjen e stomakut nga bakteri "H. Pylori", që është përgjegjëse se shkakton gastritin. Po ashtu, jogurti forcon sistemin imun dhe lufton infeksionet. Receta: Konsumoni 2 deri 3 gota me jogurt në ditë derisa të vëreni lehtësim. Po ashtu, përzieni jogurt, banane dhe mjaltë për një pije. Ta konsumoni 2 ose 3 herë në javë, derisa të përmirësoheni.

ÇAJI I KAMOMILIT

Në trajtimin e gastritit, çaji i kamomilit mund të jetë shumë i dobishëm. Vajrat e tij esenciale zbutin muret në zorrë, duke ju liruar nga dhimbjet dhe eliminojnë gazrat. Redukton inflamacionet në stomak dhe redukton rrezikun për ulcera. Receta: Shtoni 1 ose 2 lugë të kamomilit të tharë në 1 gotë me ujë të vluar. Mbulojeni dhe e lini të qëndrojë për 5 deri 10 minuta. Më pas shtoni pak mjaltë. Ta pini disa herë në ditë për gjithë javën.

(Kosova Sot Online)