Keni ankth dhe nuk dini si ta largoni? Ja pesë gjërat që duhet të bëni

  • 01 December 2019 - 14:03
Keni ankth dhe nuk dini si ta largoni? Ja pesë gjërat që duhet të bëni

Përjetimi i ankthit është pjesë normale e jetës. Sidoqoftë, njerëzit me çrregullime të ankthit shpesh kanë shqetësime dhe frikë intensive të tepruar dhe këmbëngulëse, për situatat e përditshme.

Shpesh, çrregullimet e ankthit përfshijnë episodet e përsëritura të ndjenjave të papritura të ankthit të fortë dhe frikës ose terrorit, që arrijnë kulmin brenda disa minutave (sulme paniku). Këto ndjenja ankthi dhe paniku që ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme, janë të vështira për t’u kontrolluar, janë jashtë proporcionit me rrezikun aktual dhe mund të zgjasin një kohë të gjatë. Ju mund të shmangni vendet ose situatat për t’i parandaluar ato. Simptomat mund të fillojnë gjatë fëmijërisë ose viteve të adoleshencës dhe të vazhdojnë në moshën e rritur.

SIMPTOMAT – Ndjenjë tronditjeje, mpirjeje ose mosbesimi, padurueshmëri dhe nervozizëm, vështirësi për të kujtuar gjërat, për t’u përqendruar në punë, frikë nga përsëritja e ngjarjes janë disa nga shenjat e ankthit. Nëse simptomat e lidhura me ankthin janë veçanërisht të rënda ose vazhdojnë për më shumë se katër javë, nëse nuk jeni në gjendje të angazhoheni në punë, jetë familjare dhe shoqërore, ose jeni duke përdorur ilaçe apo alkool për ta përballuar, mund të jetë e dobishme të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor mendor. Mjeku do të marrë në konsideratë se sa kohë dhe sa intensive janë simptomat që keni, në momentin që ju diagnostifikojë. Gjithashtu, do të kontrollojë për të parë nëse simptomat ju pengojnë të kryeni aktivitetet normale.

SHKAQET – Studiuesit nuk e dinë saktësisht se çfarë sjellin çrregullimet e ankthit. Ashtu si format e tjera të sëmundjes mendore, ato burojnë nga një kombinim i gjërave, përfshirë ndryshimet në trurin tuaj dhe stresin mjedisor, madje edhe në gjenet tuaja.

PARANDALIMI – Merrni ndihmë herët. Ankthi, si shumë kushte të tjera të shëndetit mendor, mund të jetë më i vështirë për t’u trajtuar, nëse e neglizhoni. Qëndroni aktiv. Merrni pjesë në aktivitete që ju pëlqejnë dhe që ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Shmangni përdorimin e alkoolit ose të drogës. Përdorimi i alkoolit dhe ilaçeve mund të shkaktojë ose përkeqësojë ankthin.

(Kosova Sot Online)