Pse dushi i ftohtë është i shëndetshëm?

  • 03 December 2019 - 13:06
Pse dushi i ftohtë është i shëndetshëm?

Dushi i ftohtë organizmit i dhuron energji dhe e kthjell, por mjekët sugjerojnë që me rastin e dushit të përdorni ujë të vakët temperaturën e të cilit duhet zvogëluar. Te shumica e njerëzve, ekziston dilema 'me çfarë uji të bëhet dush', prandaj mjekët këshillojnë që temperatura ideale e ujit të jetë nga 37 gradë e poshtë. Dushi i ftohtë forcon sistemin imun dhe përshpejton qarkullimin, duke rregulluar temperaturën e trupit, nxit procesin e detoksimit, depresionit dhe hidraton lëkurën.

Dushi nuk duhet të zgjatë më gjatë se 10 minuta. Uji i ftohtë forcon sistemin imun, përshpejton metabolizmin, qarkullimin e gjakut, rregullon temperaturën e trupit, frymëmarrjen. Shumica e njerëzve bëjnë dush çdo ditë, por kjo vetëm verës, e në dimër kjo duhet të ndodhë çdo të dytën ditë.

(Kosova Sot Online)