Artikulli më i mirë për kafjall

  • 04 dhjetor 2019 - 11:39
Artikulli më i mirë për kafjall

Nëse keni vendosur të ndryshoni shprehitë e jetës dhe të ushqeheni më mirë, filloni nga kafjalli dhe përcaktohuni për grejpfrut.

HUMBJA NË PESHË

Studimi në universitetin "Berkeley" ka vërtetuar se grejpfruti ndihmon për të humbur në peshë. Te ushqimi që posedon sasi të lartë të yndyrës një gotë lëng e grejpfrutit para ushqimit mund ta ulë rrezikun për mbipeshë për një të pestën. E ashtuquajtura grejp-dieta, në të cilën provohet të humbet në peshë, duhet të konsumohet një gotë lëng nga grejpfruti gjithmonë para shujtave. Kjo dietë dihet që nga viti 1930, por ishte popullarizuar nga të shtatëdhjetat.

PARANDALIMI I SËMUNDJEVE

Pos se grejpfruti është fryt dimëror dhe ndihmon në forcimin sistemit imun, pasi që është i pasur me vitamina C, posedon edhe disa veti shëruese. Disa prej tyre janë se parandalon formimin e gurëve në veshka, sëmundjet e mishit të dhëmbëve, e është i mirë edhe në parandalimin e kancerit.

KUJDES ME KOMBINIMIN ME ILAÇE

Grejpfruti është shumë i shëndetshëm, por kujdes me konsumimin nëse përdorni ilaçe të caktuara. Ekspertët pohojnë se grejpfruti mund të reagojë te 85 ilaçe, prej të cilave 43 mund të ketë efekte të rënda. Ilaçet kundër dhimbjeve, depresionit, alergjive, HIV-it, kolesterolit dhe aritmisë së zemrës, mos i kombinoni me grejpfrut.

(Kosova Sot Online)