Të gjithë po habiten me këtë pije të shëndetshme

  • 05 December 2019 - 09:39
Të gjithë po habiten me këtë pije të shëndetshme

A keni dëgjuar për çajin 'matcha'? Është përplot me përbërës ushqyes dhe antioksidues. Përshpejton metabolizmin dhe i ndihmon organizmit në shkrirjen e yndyrës për katër herë më shpejt se zakonisht, pa shkaktuar ndonjë efekt të dëmshëm anësor. "Matcha" është një eliksir i vërtetë me ngjyrë të gjelbër.

Një gotë me një çaj si ky përmban pesë herë më shumë antioksidues se secili ushqim tjetër dhe 100 herë më shumë antioksiduesin me vlerë "EGCG", i cili ndikon kundër kancerit. Pos kësaj, një gotë me këtë çaj ofron kalium, vitamina A dhe C, hekur, proteina dhe kalcium. Përgatitja e çajit "matcha": Ngrohni ujin deri 60°C (të jetë i ngrohtë, por jo shumë i vluar). Shtoni 1-2 gramë pluhur të çajit. E përzieni dhe mund ta konsumoni.

(Kosova Sot Online)