Grupi juaj i gjakut zbulon nëse infarkti mund t'ju vrasë

  • 08 dhjetor 2019 - 08:42
Grupi juaj i gjakut zbulon nëse infarkti mund t'ju vrasë

Grupet e gjakut paraqesin trashëgiminë nga paraardhësit tanë e me vetë këtë edhe mund të parashikohet nëse mund të jemi më të prirë për t'u prekur nga disa sëmundje të caktuara. Nëse asgjë tjetër, në mënyrë precize shkencëtarët parashikojnë rrezikun prej sëmundjeve të zemrës.

Grupi zero i gjakut më së paku rrezikohet prej sëmundjeve të zemrës, derisa grupet tjera të gjakut si A, B ose AB janë shumë më të rrezikuara nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular. 

Në studimin ku kishin marrë pjesë rreth 50.000 persona, të dhënat e të cilëve ishin siguruar nga studiuesit e "National Institutes of Health", është treguar se personat me grupin e gjakut A, B ose AB mesatarisht për 10 për qind janë më të rrezikuar nga vdekja si pasojë e sëmundjeve të zemrës në krahasim me personat me grupin zero të gjakut.

Të anketuarit nga grupi i parë mesatarisht kishin 15 për qind më shumë gjasa të vdesin si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, në krahasim me bashkëmoshatarët me grupin zero të gjakut.

(Kosova Sot Online)