Përse gjunjët dhëmbin më shumë dimrit?

  • 09 dhjetor 2019 - 10:04
Përse gjunjët dhëmbin më shumë dimrit?

Hulumtimi i fundit, i publikuar në revistën "Clinical Journal of Pain", zbulon se dhimbjet në gjunjë te personat që vuajnë nga sistemi skeletik, janë shumë më intensive gjatë muajve të dimrit. Ekspertët pohojnë se shkasi kryesor që qon në këtë dhimbje të shtuar është mungesa e vitaminave D në trup. Ekspertët kanë analizuar gjendjen dhe intensitetin e dhimbjeve të popullatës gjatë gjithë vitit.

Ata kishin ardhur në përfundim se personat që vuajnë nga osteoporoza, më shpesh kërkojnë ndihmë te mjeku gjatë dimrit. Shumicës ju ndihmon marrja shtesë me suplemente të vitaminave D. Vitamina D në trup prodhohet duke ju ekspozuar diellit, prandaj dhe gjatë dimrit ndihet mungesa e kësaj vitamine. Mungesa e vitaminave D shton rrezikun e shfaqjes së infeksioneve kronike në trup. Mungesa e vitaminave D në trup po ashtu vështirëson funksionimin e palcës kurrizore.

(Kosova Sot Online)