Me ecje deri te linja vitale dhe zemra e shëndetshme

  • 10 dhjetor 2019 - 09:43
Me ecje deri te linja vitale dhe zemra e shëndetshme

S htrëngoni atletet dhe filloni të ecni, pasi që ecja e përditshme mund t'jua zgjasë jetën, pohojnë shkencëtarët nga universiteti në Kembrigj. Sipas hulumtimit të tyre, që kishte zgjatur 12 vjet, ku kishin qenë të përfshirë më shumë se 334.000 persona, është vërtetuar se aktivitetet mund të zgjasin jetën për 30 për qind. Ecja është ilaçi më i mirë, kishte thënë para 2.000 viteve vetë Hipokrati, e këtë e kanë vërtetuar shkencëtarët në Londër.

Kishin analizuar hulumtimet e rëndësishme nga viti 1970 deri më 2007 dhe kanë zbuluar se ecja e përditshme, nga gjysmë orë, mund ta ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës te meshkujt për 18 për qind, e ecja prej tri orëve në javë ul rrezikun që të pësoni sulm në zemër për 35 për qind dhe sulm në tru për 34 për qind. Ajo që kishte befasuar ishte se ecja tri herë në javë, nga gjysmë ore, ul rrezikun për vdekje te personat e sëmurë nga zemra për 26 për qind. Ecja është e shëndetshme dhe njëra ndër aktivitetet më të sigurta sepse me ecje përdoret pak fuqi dhe ngarkesë në nyja, e nuk pengohet as qarkullimi i gjakut dhe as nuk ngarkohet trupi që të përdorë shumë oksigjen. 7192 hapa mesatarisht bën një mashkull 5210 hapa në ditë bën një femër 10 minuta ecje humbin rreth 80 kalori 150 hapa është baras me një minutë ngasje të biçikletës ose not 100 hapa janë baras me një minutë ngritje të peshave.

(Kosova Sot Online)