Adhuruesit e birrës do të jenë të lumtur, kur ta kuptojnë sa ju mbron

  • 14 December 2019 - 10:44
Adhuruesit e birrës do të jenë të lumtur, kur ta kuptojnë sa ju mbron

Tash në grupin e flavanoideve që ndikojnë mirë në punën e zemrës, ndihmojnë në shërimin e kancerit dhe inflamacioneve të ndryshme, e sidomos janë të njohur antioksiduesit. Të gjithë adhuruesit e birrës do t'i gëzojë lajmi se si një përbërës në këtë pije mbron qelizat e trurit nga dëmtimet që ndërlidhen me demencën dhe sëmundjen e Parkinsonit. Përbërësi, i cili është hulumtuar quhet "ksantohumol" dhe gjendet në elb, e kështu edhe në birrë. Gjatë proceseve normale metabolike në trurin tonë krijohen molekula të caktuara, të cilat përmes oksidimit mund të ndikojnë në dëmtimin e neuroneve.

Më pas kjo mundet të ndikojë me gjendje të degjeneruara të neuroneve, që më pas shfaqet sëmundja e Alzheimer-it ose e Parkinsonit. Studimet e mëhershme kanë vërtetuar se kjo substancë, "ksantohumol", rregullon rreth 400 gjene, të cilat ndikojnë në inflamacionet në trupin e njeriut, e po ashtu ka ndikuar edhe në bllokimin e qelizave që mund të ndalojnë zhvillimin e kancerit të prostatës.

(Kosova Sot Online)