Dimri po troket në derë: Ushqimet që ju ndihmojnë në luftë me viruset

  • 22 December 2019 - 10:56
Dimri po troket në derë: Ushqimet që ju ndihmojnë në luftë me viruset

Sezoni i gripit dhe infeksioneve të ndryshme virusale është para nesh. Në të shumtën e rasteve, ilaçet edhe nuk ndihmojnë shumë. Për t’u marrë me viruset në mënyrë natyrale ndihmojnë shumë vitaminat, mineralet dhe përdorimi i bimëve të ndryshme. Kur viruset të sulmojnë, ju nevojitet shumë energji dhe forcë që të merreni me to. Pikërisht për këtë, mjekët ju këshillojnë të përdorni ushqim të caktuar, që nga kjo betejë ju nxjerr fitues.

Kopra

Shkencëtarët sugjerojnë se koprat në mënyrë krejt natyrale shkaktojnë kollitjen, por edhe e qetësojnë kollën më të mërzitshme. Mund ta konsumoni të freskët apo edhe të pjekur, por më e dobishëm është të përdorni edhe çajin nga farat e koprës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Jogurti

Bakteret, të cilat gjenden në jogurt, janë aleatët kryesorë për të pasur një mikroflorë të shëndetshme, e cila më pas siguron një sistem të fortë imun dhe mbrojtje nga sëmundjet. Pos kësaj, marrja e përditshme e probiotikëve, të cilët gjenden në jogurt, në masë të madhe e zvogëlon rrezikun nga infeksionet në organet e frymëmarrjes. 

Çaji i gjelbër

Jo vetëm se ndihmon në humbjen në peshë, por çaji i gjelbër përmban antioksiduesit e nevojshëm, që ndikojnë në shëndetin optimal. Shkencëtarët kanë konstatuar se çaji i gjelbër mbron organizmin nga oksiduesit, efekti dhe ndikimi nga radikalet e lira, si dhe shkatërron bakteret që shkaktojnë inflamacionet në mushkëri.

Patatja

Substanca betakarotinë, e cila gjendet në patate, ndihmon në krijimin e vitaminave A, që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si dhe ndikon në mbajtjen e një sistemi imun të fortë të shëndetshëm. Te inflamacionet e mukozës së fytit dhe të hundës, nevojitet që të konsumoni sasi më të madhe të patates.

Hudhra

Ky antibiotik natyral për pesëdhjetë për qind pakëson gjasat që të prekeni nga gripi, e pos kësaj, mbron edhe prej shumë proceseve të tjera inflamatore. Me zierjen e tij humbin antioksidues të rëndësishëm, kështu që përdoreni në gjendjen e papërpunuar.

Lakra e Brukselit

Pos faktin se kjo perime është e mbushur me vitamina C, kjo perime nga familja e gjelbër mund të falënderohet edhe për faktin se është e pasur me fibra, pastaj me vitamina K dhe magnez. Ju nevojiten së paku gjashtë perime të vogla si kjo, që ta plotësoni nevojën ditore për vitamina.

(Kosova Sot Online)