Përse bakteret e mira janë të rëndësishme për tretjen

  • 23 December 2019 - 09:03
Përse bakteret e mira janë të rëndësishme për tretjen

Rruazat e kuqe të gjakut dhe qelizat e tjera, përfshirë edhe ato në indet sekretuese të gojës, të zorrës e të lukthit, në sipërfaqe kanë glikoproteina të ndryshme (antigjene). Te disa njerëz vjen deri te mutacioni i antigjeneve, që do të thotë se kanë statusin e josekretuesit dhe se janë shumë rezistuese saqë shkaktojnë virozë në lukth (mundime, të vjella, diarre, dhimbje, plogështi, dhimbje koke, kollë dhe temperaturë).

Në fakt, që virusi t'i sulmojë qelizat, duhet që të lidhet për të me ndihmën e antigjeneve të veta, e pasi josekretuesit nuk i kanë ato antigjene, virusi nuk mundet t'i sulmojë. Nga ana tjetër, antigjenet në zorrë ushqehen me bakteret e mira ose me probiotikë, që janë të rëndësishëm për tretje dhe mbrojtjen e trupit nga patogjenet, bakteret e dëmshme.

Në mungesë të tyre, njerëzit janë të ekspozuar problemeve me tretje, mbipeshën si dhe infektimin nga bakteret e dëmshme nga rrethi. Për këtë arsye këshillohet konsumimi i baktereve të mira (probiotikëve) përmes ushqimit. Pasi te josekretuesit është i zvogëluar aktiviteti i enzimave që ndihmojnë tretjen e yndyrave, kjo është arsyeja që ata të shmangin ushqimin e yndyrshëm. Hulumtimet më të reja tregojnë se 20 për qind e njerëzve u takojnë josekretuesve, që do të thotë se çdo i pesti person duhet të ketë kujdes në shumë faktorë, në mënyrë që dieta të ketë sukses.

(Kosova Sot Online)