Hudhra -ilaçi antik i vërtetuar edhe nga shkenca

  • 29 dhjetor 2019 - 08:50
Hudhra -ilaçi antik i vërtetuar edhe nga shkenca

Për më shumë se 4. 000 vjet, hudhra përdoret si ilaç. Studimet më të fundit zbulojnë se hudhra ka ndikim çudibërës në organizmin në përgjithësi dhe pas një javë konsumim të përditshëm, vjen deri te përmirësimi i shëndetit kardiovaskular: Hudhra pakëson grumbullimin e pllakave në muret e arteries për 34 deri 58 për qind.

Pakëson trombocitet në një vend të caktuar për 10 deri 25 për qind Pakëson nivelin e kolesterolit të keq për 5 deri 12 për qind Ul nivelin e triglicerideve për 10 deri 19 për qind Ul shtypjen e lartë të gjakut për 6 deri 8 për qind Pakëson gripin dhe ftohjen - personat që marrin 2500 mg suplemente të hudhrës në ditë, për një periudhë prej 90 ditësh, pakësojnë rrezikun për grip dhe ftohje deri 61 për qind.

Parandalimi i Alzhaimerit - hudhra përmirëson qarkullimin e gjakut, pakëson inflamacionet kronike dhe parandalon grumbullimin e pllakave në muret e arterieve. Kontroll për diabet - suplementet nga hudhra në masë të madhe mund ta përmirësojnë jetën e personave, që vuajnë nga diabeti dhe ndihmon te ndryshimet e shpejta të nivelit të sheqerit në gjak.

(Kosova Sot Online)