Sherbela pastron gjakun dhe ndihmon te ftohja dhe gripi

  • 13 janar 2020 - 14:58
Sherbela pastron gjakun dhe ndihmon te ftohja dhe gripi

Sherbela (salvia officinalis) është një bimë e vjetër, që ka aromë të këndshme intensive. Sherbela përmban edhe vaj eterik, substanca të hidhura, estrogjen, kripë. Sherbela ndikon kundër infeksioneve, parandalon fryrjen, ul nivelin e sheqerit në gjak, ul temperaturën, shëron kollën, kundër ngërçeve, ndalon zhvillimin e baktereve, afrodiziak. Sherbela shëron plogështinë dhe lodhjen, pastron gjakun dhe forcona sistemin nervor, ngroh lukthin, largon dhe pakëson gazrat, ndihmon te të gjitha llojet e ftohjeve.

Sugjerohet te të gjitha llojet e infeksioneve, nga fyti përmes organeve të brendshme e deri te fshikëza e deri te infeksionet vaginale. Është një bimë shumë stimuluese, e cila ngrit dhe forcon muskujt. Në bazë të disa studimeve, sherbela shëron edhe reumatizmin. Puberteti dhe menopauza janë një periudhë e caktuar kohore kur kjo bimë shihet si zgjidhja numër një, sepse është dhe ka efekt të butë dhe shihet si rregullues efikas i hormoneve. Është bimë e hatashme për pastrimin e mëlçisë, për sëmundjet e veshkave dhe kundër djersitjeve të natës. 


(Kosova Sot Online)