A është fajtor estrogjeni për reagimet alergjike te femrat?

  • 14 janar 2020 - 09:55
A është fajtor estrogjeni për reagimet alergjike te femrat?

Studimet e mëparshme kanë treguar se femrat janë më shumë të prira se meshkujt për të përjetuar anafilaksi - një reagim alergjik të shkaktuar nga ushqimet, ilaçet, apo pickimet e insekteve. Por, mekanizmi i kësaj nuk ka qenë i njohur. Tani, një studim i ri, i bërë në minj, sugjeron se fajin mund ta ketë estrogjeni. Kërkuesit shkencorë nga Instituti kombëtar (amerikan) për alergji dhe sëmundje infektive (NIAID), gjetjet e studimit të tyre i kanë publikuar në revistën "Journal of Allergy and Clinical Immunology".

Shkencëtarët me këtë rast kishin vërejtur se minjtë e gjinisë femërore përjetonin reagime anafilaktike, të cilat ishin më të rënda sesa ato që haseshin te minjtë meshkuj. Ata gjetën se estradioli, i cili është një lloj i estrogjenit, ndikon në muret e enëve të gjakut, duke rritur aktivitetin e enzimës sintazë endoteliale të oksidit të azotit (eNOS), një enzimë e cila shkakton anafilaksi. Rezultatet e këtij studimi mund ta sqarojnë misterin pse femrat përjetojnë më shpesh reagime serioze alergjike, sesa meshkujt.

(Kosova Sot Online)