Teshtima dhe kollitja, më të rrezikshme se që mendojmë

  • 19 January 2020 - 17:24
Teshtima dhe kollitja, më të rrezikshme se që mendojmë

Reja e pikave të krijuara me rastin e kollitjes ose teshtimës mundet, madje, të përfundojë edhe në pajisjen tuaj të klimës. Në atë rast thirreni kompaninë që merret me pajisje të ventilimit, në mënyrë që ta ridizajnojë dhe parandalojë përhapjen e bacileve. Studimi i bërë nga ana e shkencëtarëve të institutit të teknologjisë në Masaçusets, ka ardhur në përfundim që kollitja dhe teshtima janë transmetuese dhe shkaktare shumë më të mëdha të përhapjes së viruseve sesa që është menduar deri tani.

Duke e marrë këtë parasysh, inxhinierët dhe arkitektët në të ardhmen do të mund t'i ridizajnonin këto sisteme së paku në spitale dhe organizata punuese. Në atë mënyrë do të mund t'i reduktonin lëvizjet e baktereve patogjene përmes ajrit dhe përhapjen e tyre mes njerëzve. "Kur njeriu kollitet ose teshtin, shihen pikëzat ose ndihen ato kur dikush teshtin në drejtim tuajin. Por, nuk shihet "reja" që krijohet me atë rast. Roli i kësaj reje është që ta zgjatë distancën që e arrijnë pikëzat, sidomos ato më të voglat", kanë thënë shkencëtarët. Shkencëtarët kanë zbuluar që në këtë mënyrë pikëzat më të vogla mund të arrijnë edhe deri në 200 herë më larg sesa do të mund të arrinin përndryshe, po të lëviznin të pavarura. 

(Kosova Sot Online)