Gjërat që i kemi në shtëpi e që i dëmtojnë tiroidet

  • 20 January 2020 - 09:32
Gjërat që i kemi në shtëpi e që i dëmtojnë tiroidet

Tiroidet janë organ vital, por janë disa gjëra të cilat i kemi në shtëpinë tonë që ndikojnë në dëmtimin, në mos shkatërrimin e tyre. Në studimet e fundit që ishin publikuar në revistën "Epidemology", është zbuluar se 10 për qind e nejçëve që kanë pirë ujë të kontaminuar me acidin "perfluoroctanoic" (PFOA) kishin pasur probleme me tiroidet

 Mobilet

 Kemikate të ndryshme janë përdorur në mobilet tuaja për t'i larguar njollat. Kërkoni për mobile që nuk kalojnë nëpër një trajtim të tillë.

Tepihët

Tepihët gjithashtu trajtohen me kemikate të ndryshme që mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, përkatësisht tiroidet. Por, ju mund ta shmangni këtë problem, duke përdorur dru të patrajtuar, i cili është një prodhim shumë më i sigurt.

Prodhimet e kujdesit personal

Shampotë dhe prodhimet tjera posedojnë kemikate që ngjiten. Së pari kontrolloni udhëzimet dhe përbërësit dhe duhet të siguroheni që këta përbërës të mos përmbajnë asgjë që fillon me "perfluoro".

Kutitë e ushqimit të shpejtë

 Kutitë e tilla shpeshherë kalojnë dorë pas dore dhe janë të pajisura me kemikate. Tani keni edhe një arsye më shumë që të mos përdorni ushqim të shpejtë apo ushqimin që e merrni me vete.

(Kosova Sot Online)