Ilaçi natyral që vret "Escherischia Coli"

  • 02 February 2020 - 08:20
Ilaçi natyral që vret

Bakteri "Escherichia coli", i cili në mënyrë natyrale gjendet në zorrën e trashë, është i dobishëm në ndalimin e riprodhimit të baktereve tjera të dëmshme. Mirëpo, kur shfaqet diku tjetër në organizëm mund të shkaktojë probleme serioze.

Më së shpeshti shkakton telashe në traktin urinar, infeksionin e fshikëzës dhe vështirësi të ngjashme. Nëse nuk shërohet mundet të shndërrohet në kronike dhe seriozisht ta dëmtojë organizmin.

Në vijim ju paraqesim ilaçin, të cilin mund ta përgatitni në shtëpi dhe ta ruani trupin nga goditja me antibiotikë.  

PËRBËRËSIT:

- 1 litër verë të bardhë; - 3 deri 4 gjethe të rozmarinës; - 10 hudhra. Hudhrat i imtësoni, i përzieni me verë dhe në gjithçka e shtoni rozmarinën. Le të qëndrojë për një kohë në kavanoz të qelqtë në temperaturë të dhomës. Kohë pas kohe e përzieni kavanozin. Pasi që të keni filluar ta përdorni ilaçin, kavanozin e vendosni në frigorifer. Të rriturit le të marrin nga një lugë çdo ditë në lukth të zbrazët. Ky ilaç përdoret për dyzet ditë. Më pas e bëni një pauzë dhe vizitoni mjekun. Rezultatet do të duhej të tregojnë se bakteret janë zhdukur nga trakti urinar.

(Kosova Sot Online)