Ëmbëltorja amerikane shet akullore me shije djathi dhe makaronash

  • 08 February 2020 - 10:18
Ëmbëltorja amerikane shet akullore me shije djathi dhe makaronash

Një ëmbëltore në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur të sjellë diçka të re. E ka hedhur në treg akulloren me shije të djathit dhe makaronave.

Sidoqoftë, reagimet në rrjetet sociale ishin të ndryshme, sepse jo të gjithë e mirëpritën këtë akullore. Shumë njerëz patën dyshime për shijen e saj, por personi që e shpërndau fotografinë tha se shija e akullores ishte goxha e mirë.

Megjithatë, ankesa e vetme e personit të quajtur Chuck Wendig ishte se pjesët e ngrira të pastës ishin të forta si topa të akullit, shkruan “Daily Mail”.

Pronarët e ëmbëltores kanë thënë se akullorja me shijen e pazakontë është pjesë e një oferte të limituar.

(Kosova Sot Online)