Qepa, kjo bombë shëruese

  • 11 February 2020 - 17:40
Qepa, kjo bombë shëruese

Për qepën lirisht mund të themi se është një bombë shëruese - është e pasur me vitamina, minerale, enzima dhe vajra esenciale. Nutricistët pohojnë se qepa përmban më shumë se 150 substanca aktive dhe pikërisht për këtë konsiderojnë si njëra ndër ushqimet më të shëndetshme. Pos kësaj, qepa shërben edhe si masë parandaluese si dhe ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve.

Pa marrë parasysh se për cilin lloj të qepës përcaktoheni (të bardhë, të zezë, të kuqe, të verdhë apo të gjelbër), fuqia e ndikimit shërues pothuajse është e njëjtë. Roli i saj bazë është t'i shkatërrojë të gjitha mikroorganizmat, pasi që është e pasur me zink dhe selen. Thuhet që sidomos qepa e zezë ul kolesterolin si dhe ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut. Qepa e bardhë tashmë konsiderohet si antibiotik natyror, i cili përdoret në shërimin e kollës dhe bronhitisit. 


(Kosova Sot Online)