Lëngu i kuq, që fshin kilogramët

  • 13 shkurt 2020 - 15:03
Lëngu i kuq, që fshin kilogramët

Të gjithë ata që kanë probleme me kilogramët shtesë për një moment pushtohen nga dieta të ndryshme dhe të vështira. Në këto momente, përparësi duhet dhënë më të mirës që vjen nga natyra, sepse pikërisht në të fshihet fuqia dhe ndihma më e madhe. Në vijim ju sjellim recetën për pijen, e cila plotëson nevojat tuaja për ushqim e njëkohësisht edhe do të shkrijë kilogramët tuaj shtesë. Bëhet fjalë për kombinimin e përsosur të përbërësve aktivë, që përshpejtojnë metabolizmin dhe pastrojnë trupin prej helmeve që janë grumbulluar në trup. Nëse këtë pije e pini rregullisht, rezultatet do të shfaqen për më pak se një muaj

PËRBËRËSIT: • 1 gotë lëng domatesh • 1/4 e gotës lëng limoni • 1 lugë xhenxhefil të copëtuar • 1 spec pikant • 1 pjesë selino

PËRGATITJA: Përziejeni lëngun e domates, lëngun e limonit dhe specin e bluar pikant. Do të fitoni një pije prej 220 ml. E shërbeni në gota prej qelqi dhe ia shtoni edhe pjesët e selinos. Midis shujtave pini tri gota të përgatitura me këtë lëng. Nëse e përgatisni paraprakisht, lëngun ruani në frigorifer.


(Kosova Sot Online)