Foshnjat me lëvizje të shpejtë të syve më të rrezikuar nga autizmi

  • 16 February 2020 - 09:05
Foshnjat me lëvizje të shpejtë të syve më të rrezikuar nga autizmi

Foshnjat të cilat lëvizin sytë më shpejt në krahasim me moshatarët e tyre, sipas një studimi dhe disa shkencëtarëve janë më të rrezikuar që të preken nga autizmi. Studimi i ri i mbështetur nga "Medical Research Council" ka zbuluar se lëvizja e shpejtë e syve në moshën gjashtëmuajsh, është një indikacion se foshnja mundet të shfaqë shenja të autizmit.

Shpresohet se kjo mënyrë do të ndihmojë edhe më shumë në dallimin apo shenjat e para të hershme të vështirësive të mundshme në sjelljen e foshnjave. Frekuentimi i këtyre lëvizjeve është menduar të tregojë se sa një i porsalindur është i lidhur me botën përreth tyre dhe sa shpejt e procedojnë ata atë që e shohin.  

Në këtë studim, shkencëtarët kanë përdorur teknologjinë për përcjelljen e syve, te rreth 104 foshnja, nga tetë muaj deri te fëmijët gjashtë vjeç. Ata kanë ekzaminuar se sa shpesh foshnjat kanë lëvizur sytë e tyre kur kishin skanuar një imazh statik. Studiuesit kishin zbuluar që foshnjat tipike kishin lëvizur rreth dy herë çdo sekondë. Sido që të jetë, ato foshnja që ishin diagnostikuar me autizëm, kishin lëvizur sytë më shpesh - rreth tri herë për një sekondë.

(Kosova Sot Online)